Ulqin

Postuar: Shtator 21, 2011 te news

Mire se vini ne ulqin ulqinimali i zi Ulqini gati për turizëm   VideoPlazhet e pastra dhe çmimet konkurruese, janë avantazhet e Komunës së Ulqinit
Komuna e Ulqinit po bën përgatitjet e fundit për sezonin turistik.
Avantazhi që Ulqini ka në krahasim me zona e tjera është pastërtia e plazhit, infrastruktura dhe çmimet konkurruese.
Turistët shprehen të kënaqur me pamjen e re që ka marrë Ulqini këtë vit ne krahasim me vitin e kaluar.

Ndiqni videon e ABC News TV që u pergaditë në plazhin e vogël nga reporteri gazetar Simon Shkreli .

Tendence

Postuar: Shtator 21, 2011 te TENDENCE
Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Ja 10 vendet më të preferuara në botë

Në studimin e publikuar nga “Economist Intelligence Unit”, qyteti Vankuver i Kanadasë, vendi ku u zhvilluan olimpiadat e dimrit 2010, zë vendin e parë me 98 % të votave në listën e qyteteve më të preferuar për të jetuar, shkruan Gazeta Start.

Për këtë rezultat janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm si shëndetësia, kultura, ambienti, arsimi, siguria dhe infrastruktura.

Pas Vankouverit, i cili mban vendin e parë që nga viti 2007, radhitet Melbourne në Australi.

Në listën ku gjenden 140 qytete të botës, Pittsburrgu, një nga qytetet e SHBA-ve renditet në vendin e 29-të , Los Angeles në vendin e 44-të dhe New York në të 56-in.

Duke u ngritur një numër më lart, Londra radhitet në vendin e 53-të ndërsa Parisi në vendin e 16-të.

Osaka nga Azia renditet e 12-ta sikurse  Gjeneva. Ndërsa Tokio kaloi përpara. Hong Kongu radhitet në vendin e 31-të ndërsa kryeqyteti i Kinës,  Pekini vendi i dytë me ekonominë  më të zhvilluar në botë është në vendin e 72 –të.

Ja dhjetë vendet më të preferuara në botë për të jetuar:
1- VanKuver – Kanada
2- Melbourne – Australi
3- Vjenë – Austri
4- Toronto – Kanada
5- Kalgary – Kanada
6- Helsinki – Finlandë
7- Sidnei – Australi
8- Perth – Australi
9- Adelaide – Australi
10- Auckland- Zelandë e re

VIPAT

Postuar: Shtator 21, 2011 te Lifestyle

Eshte gjithmone e me e nxehte fundjava, kur behet fjale per personazhet e njohur te skenes dhe ekranit shqiptar. Megjithate pjesa me e madhe e tyre, kete moment e shfrytezojne per te gjetur sadopak freski pergjate bregdetit ne jug te vendit, apo edhe jashte Shqiperise. E ndersa impenjimet e tyre te perditshme i mbajne te lidhur ne Tirane gjate diteve te javes, fundjaven VIP-at shqiptare ia dedikojne teresisht relaksit. Ata perpiqen te jene larg zhurmave dhe rremujes, por edhe larg objektivit te padeshirueshem te paparazzeve. Megjithate ne kete stine kaq dinamike ka edhe nga ata, qe ne vend te pushimeve kane zgjedhur te punojne duke e ditur, qe vera shenon edhe stinen me fitimprurese per te gjithe. Ja si jane shperndare kete fundjave nje pjese e personazheve te njohur skenike.

Mariza Ikonomi iken ne Dhermi me nje shoqe

Eshte nje nga ato kengetare, qe stina e nxehte nuk e gjen ne nje vend. Sot ne Tirane, neser ne Pogradec dhe gjate fundjaves ka perfunduar ne Dhermi. Ne fakt e tille ka qene gjithmone vera e Mariza Ikonomit, qe pergjithesisht ka nderthurur punen me pushimet. Duke shfrytezuar faktin, qe pjesa me e madhe e ofertave per koncerte kane qene ne zonen bregdetare Mariza ka alternuar keshtu muziken me relaksin buze detit. Por nga sa kemi mesuar, ndalesa e saj e radhes ne Dhermi, kesaj here ka qene ndryshe. Dihet tashme, qe Dhermiu eshte shnderruar ne vendin e preferuar te artisteve shqiptare, ndaj edhe Mariza ka zgjedhur, qe gjate fundjaves qe lame pas vetem te pushoje, duke e lene disi menjane pjesen e koncerteve. Ne shoqerine e saj ka qene nje mikeshe, qe nuk i perkiste botes se artit, ndersa ndryshe nga sa mund te mendohej, askush nuk e ka pare kengetaren te shoqeruar me nje mashkull. Kjo na ben te besojme, qe ndoshta edhe kete vere Mariza do te pushoje me shoqet.

Manjola Nallbani me familjen ne Oher

Pas nje recitali teper original dhe profesionist, qe dhuroi ne Pallatin e Brigadave per Manjola Nallbanin eshte koha e pushimeve. Kengetarja e njohur, duket se ka nisur nje turne te gjate pushimesh, qe pritet te vazhdoje deri ne fund te veres. Sigurisht prane saj jane te dyja vajzat dhe bashkeshorti. Fillimisht Manjola dhe familja e saj jane ndalur per te kaluar disa dite ne qytetin e Durresit, megjithate ky ka qene vetem fillimi i sezonit. Fundjava e ka gjetur kengetaren ne qytetin e Ohrit, ndersa nuk dime nese gjate kesaj jave do te ndalet serish ne Durres apo ne ndonje plazh tjeter. Duke qene nje familjare e rregullt, por edhe nje kengetare profesioniste Manjola Nallbani eshte e kujdesshme ne ofertat qe i behen per koncerte. Se pari ajo merr ne konsiderate rendesine e eventit, ku e ftojne dhe se dyti tani ne vere, i kufizon shume aktivitetet, sepse nuk deshiron aspak t’i privoje vajzat nga kenaqesia e pushimeve familjare.

Ornela Bregu, ne Vlore per ditet e fundit te shtatzenise

Eshte ne ditet e fundit te shtatzenise dhe larg zhurmave e rremujes se Tiranes, ka preferuar Vloren. Ne pritje te femijes se saj te dyte duket, se Ornela Bregu ka zgjedhur te qendroje ne bregdet, te pakten deri ne momentin, qe do te afrohet data e lindjes. Mesojme se femija pritet te vije ne jete ne ditet e para te muajit gusht, ndaj deri atehere Ornela do te qendroje ne qytetin bregdetar, ku eshte vendosur me bashkeshortin dhe vajzen e saj. Por ne kete rast, me shume se sa plazhin dhe diellin Ornela preferon ajrin e paster dhe shetitjet e pasdites. Sepse sic dihet tashme per nje femije, qe do te vije ne jete eshte shume e rendesishme edhe faza perpara lindjes, ndaj Ornela nuk neglizhon asgje ne kete drejtim. Sidoqofte gjate kesaj periudhe ajo ka gjetur kohe te pozoje ne nje prej revistave te permuajshme shqiptare, duke zbuluar barkun dhe duke folur per shtatzenine e saj. Nje imazh, qe na kujton pamjet e Demi Moore dhe Britney Spears gjate shtatzenise, por sigurisht jo aq te guximshme.

Eneda Tarifa preferon Durresin, por pa pushime

Ne pergjithesi zgjedh te pushoje ne fund te veres, atehere kur koncertet dhe ftesat muzikore shkojne drejt reduktimit. Por kete vit, Eneda Tarifa e ka privuar veten nga kenaqesia e te pushuarit. Sepse pikerisht ne shtator, kur ndoshta mund te mendonte per t’u shkeputur nga rutina e perditshme ajo synon te nxjerre albumin e saj. E duke ditur se puna per realizimin e nje albumi kerkon perkushtim dhe seriozitet, Eneda nuk mund t’ia lere asgje rastesise. Ajo eshte duke punuar seriozisht ne menyre, qe ne shtator gjithcka te shkoje sipas parashikimit. Gjithsesi gjate fundjaves, ka pranuar te jete ne qytetin e Durresit, e ftuar ne nje koncert, por gjithesi pa iu drejtuar plazhit.

Hygerta Sako buze detit me vajzen dhe bashkeshortin

I eshte drejtuar Vlores per nje fundjave ndryshe. Dhe duket se kjo eshte shpesh zgjedhja me e mire, per ish-missin Hygerta Sako dhe familjen e saj. Jo vetem per faktin, se bashkeshorti i Hygertes eshte nga Vlora, por edhe se, ai eshte atje pronar i njerit prej hoteleve te shumte ne kete qytet. Natyrisht me ciftin ka qene edhe vajza e tyre Anais, qe me sa duket e pelqen shume detin dhe eshte nje arsye me shume, qe i ben prinderit ta braktisin Tiranen ne keto dite te nxehta vere. Per me teper, tashme qe Hygerta eshte ne linja shume me elegante se dikur, kjo duhet te jete per te nje kenaqesi me teper. Por ky fillimjave e gjen perseri ne kryeqytet Hygerten, qe i eshte kthyer impenjimeve te perditshme, kujdesit per familjen si dhe angazhimit me dyqanin e fustaneve te nuserise, “Hygerta’s Angel”. Nderkohe dihet tashme, qe ajo eshte shkeputur nga emisioni ne TVA, por kjo nuk do te thote, qe sezoni i ardhshem televiziv nuk do e gjeje ne ndonje television tjeter.

Orinda zgjedh Kosoven dhe vjen me nje cmim

Fundjava e ka gjetur ne Kosove dhe ka ardhur qe andej me nje cmim. E kemi fjalen per kengetaren  e cila la vendosur te pushoje gjate muajit gusht, ndersa ne kete sezon duket me shume e impenjuar me promovimin e klipit dhe kengeve te reja. Gjate javes se shkuar, ajo ka qene pjesemarrese ne festivalin “Celesi muzikor” ne Prishtine, ku eshte kthyer pasditen e djeshme edhe me cmimin e interpretimit me te mire. Duket se kete vere, ndryshe nga stina e kaluar, Orinda e ka marre gjithcka shume seriozisht ne drejtim te muzikes.

Postuar: Shtator 21, 2011 te Kontakte

SAVA TOURS

Udhetime turistike individuale dhe ne grup, brenda dhe jashte vendit. Pushime ne plazhet e Turqise, Egjyptit, Tunizise, bileta avioni dhe trageti. Transferta individuale dhe ne grup, akomodime ne hotele ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten.

Adresa1: Rr. Brigada e 8-te, nr.2 (prane ish Bllokut)
Adresa2:
Telefon1: +355 4 224-6730
Telefon2: +355 4 224-6799
Cel: +355 69 20 819 03
Fax: +355 4 224-6758
Email: info@savatours.com
Web: www.savatours.com
Vendndodhja: Tiranë

 

Panair

Postuar: Shtator 21, 2011 te Evente

Zyrtarë të lartë gjermanë dhe turq hapën sot në Berlin panairin më të madh në botë për udhëtime e turizëm. Industria e turizmit e mirëpret këtë aktivitet me një entuziazëm të matur pas një rritjeje të vogël të shënuar në vëllimin e prenotimeve turistike sivjet.

Ministri turk i Turizmit, Ertugul Gunay, vendi i të cilit është organizator i panairit të sivjetshëm hapi aktivitetin e sotëm i shoqëruar nga ministri gjerman i ekonomisë, Rainer Bruederle.

Grupi studimor GFK tha se kërkesa për udhëtime turistike për verën e këtij viti është stabilizuar veçanërisht në Gjermani dhe Britani, dy nga tregjet më të mëdhe të kërkesës në Evropë. Përfitimet më të mëdha nga kjo rritje i ka siguruar Turqia, e cila ka tërhequr më shumë gjermanë, britanikë dhe holandezë se vendet e tjera në zhvillim.

Vjet pushuesit gjermanë u treguan më të kursyer, duke rezultuar në një rënie prej 3 për qind të prenotimeve turistike. Për këtë vit, Agjencia e OKB-së për Turizmin Global parashikon një rritje prej 3-4 për qind të vëllimit të turizmit në shkallë globale

Turizmi Malor

Postuar: Shtator 21, 2011 te Aktualitet
Turizmi malor, investim pa taksa
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha propozon perjashtim nga taksat per jo pak por tete vjet, te bizneseve qe do te investojne ne turizmin malor. Duke u ndalur gjate ne mbledhjen e qeverise per kete ceshtje, Berisha tha se Shqiperia nuk mund te jete nje vend i zhvilluar, ne rast se ajo nuk zhvillohet ne cdo skaj te saj, ne cdo komune, fshat, zone e kudo. Sipas kryeministrit, malet e Shqiperise ofrojne potenciale turistike te medha, potenciale te virgjera, te pashfrytezuara qe ne disa aspekte jane te fjetura qe nga mesjeta. Koha atje ka levizur shume pak, ka qene shume e plogesht dhe koha nuk leviz nese nuk i ofrohet infrastrukture moderne, nese drejt tyre nuk ecet me te gjithe infrastrukturen e zonave te tjera turistike. “Ndaj eshte e domosdoshme qe shume shpejt, ne kuadrin e Komitetit Nderministror per Turizmin, te aprovohet paketa qe ne zonat malore, ku nuk ka investime, te perjashtohen per 7 a 8 vjet nga cdo lloj takse. Te mos harrojme se me potencialin e jashtezakonshem turistik qe kemi ne male, ne mund te dy-trefishojme numrin e turisteve qe kemi pasur vitin e kaluar dhe e shnderrojme Shqiperine ne nje vend turistik te cdo sezoni”, u shpreh kryeministri. Duke u shprehur se investitoret stepen te investojne ne zonat malore, pasi nuk shohin leverdi per biznesin, kreu i qeverise kerkoi hartimin e nje strategjie per nxitjen e zhvillimit ne keto zona, nga Cajupi ne Vermosh, te cilat te marra se bashku bejne tre here siperfaqen e ultesires bregdetare. “Ne duhet te kemi nje strategji te kthjellet, te qarte, nxitese. Strategji qe duhet te synoje se pari, ndertimin e infrastruktures drejt tyre. E verteta eshte se ne po ecim me infrastrukture drejt te gjitha zonave malore, nga Cajupi ne Vermosh. Fatmiresisht, sot jane ne ndertim e siper rruge qe do te garantojne ne nje hark kohor dyvjecar, aksesin e plote ne keto zona. Kjo eshte njera ane. Ana tjeter eshte te nxisim me te gjitha mundesite tona investimet vendase e te huaja ne keto zona”, vijoi Berisha. Sipas tij, nuk mundet qe Alpet e Shqiperise, me masivin e madh qe kane, pervec Thethit e Valbones, nuk kane as edhe nje ndertim turistik. Ndaj per kryeministrin, perpunimi me shpejtesi i ketij kuadri, nxitja dhe gjetja e stimujve per ata qe investojne ne keto zona, eshte jetike, percaktuese per zhvillimin e ekuilibruar te vendit. “Kudo ku une kam shkuar ne kete fushate, lexoja ne syte e qytetareve kete ide, kete projekt. Perse te mos e bejme, cfare mund te bejme me shume se kjo, per te ndare shqiptaret nga varferia, per te bere qe cdo pellembe toke e ketij vendi te kete vleren e vet. Kjo eshte e para”, vijoi kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise, ku u ndal gjate ne kete projekt per nxitjen e turizmit malor ne Shqiperi. 

Turizmi

Postuar: Shtator 21, 2011 te Aktualitet

Plazhet, masa te rrepta per shkelesit e ligjit

Sezoni turistik ka vene ne gatishmeri te gjithe sistemin shendetesor. Ndryshe nga nje vit me pare, ndeshkimi per ata qe ndotin plazhet apo inspektoret hijeno-sanitar qe nuk zbatojne ligjin do te jene te menjehershem dhe me te forta. Kjo u be e ditur gjate nje mbledhje te posacme me drejtoret e drejtorive te shendetit publik ne rrethe. Duke iu referuar urdhrit te ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili, drejtori i Politikave Shendetesore, Pellumb Pipero ka paralajmeruar inspektoret se kete vit nuk duhet te kete asnje problem. “Kete vit nuk pranojme asnje justifikim. Te gjithe do te jene te barabarte perpara ligjit. Kjo fillon nga subjektet te cilat duhet te penalizohen qe ne momentin e pare ashtu edhe per inspektoret te cilet do te gjobiten”, ka pohuar Pipero. Duke pasur ne konsiderate pranine e bakterit esherikia koli ne Evrope, Pipero kerkoi vemendje maksimale ndaj semundjeve infektive dhe kontroll te rrepte te ushqimeve, apo ujit te pijshem vecanerisht ne zonat turistike. 

Kalaja e Ali Pashe Tepelenes

Postuar: Shtator 21, 2011 te Monumente

KËSHTJELA E ALI PASHE TEPELENES
U ndërtua në vitet 1807-1808, qëllimi i ndërtimit të saj ishte parandalimi i ushtrive Franceze që vinin nga Korfuzi dhe kërkoni të merrnin Butrintin. Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtje që të bie në sy, synimi ishte mbrojtja nga deti që realozohej nga dy kulla me trashësi 2.80 m dhe me një lartësi 5m të pajisura me frëngji topash. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Vivarit. 

Syei i kalter

Postuar: Shtator 21, 2011 te Monumente

SYRI I KALTER
Eshtë burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. Eshtë shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin drei në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i malit të gjerë, është një rezervuar dhumë i gjerë i ujrave karstike. Eshtë burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ujërat e të gjithë burimeve mblidhen në liqenin artificial ku eshte formuar edhe diga e Bistricës. Liqeni ka një sipërfaqe rreth 9 ha, rritet dhe një numër i madh me peshq. Pranë syrit të Kaltër ndodhet një Bar-Restorant dhe disa shtëpiza për pushuesit. Syri i kaltër vizitohet shumë nga turistët ditorë dhe është pjesë e itinerarit që ndjek çdo turist që viziton sarandën. Butrint-Lëkurës-Syri i Kaltër. 

Kalaja e Lekuresit

Postuar: Shtator 21, 2011 te Monumente

KALAJA E LEKURESIT
Kalaja e Lekurësit është ndërtim i shekullit të XVI. Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të vecantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6.70-7m trashësia e tyre deri në 2 m. Sot në lëkurës funksionon një bar-restorant me arkitekturë të hershme dhe tepër bashkëkohore, ofron një shërbim ideal. Eshtë kthyer në një nga pikat më të bukura turistike dhe nga më të frekuentuarat për cdo turist që viziton Sarandën.