Turizmi malor, investim pa taksa
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha propozon perjashtim nga taksat per jo pak por tete vjet, te bizneseve qe do te investojne ne turizmin malor. Duke u ndalur gjate ne mbledhjen e qeverise per kete ceshtje, Berisha tha se Shqiperia nuk mund te jete nje vend i zhvilluar, ne rast se ajo nuk zhvillohet ne cdo skaj te saj, ne cdo komune, fshat, zone e kudo. Sipas kryeministrit, malet e Shqiperise ofrojne potenciale turistike te medha, potenciale te virgjera, te pashfrytezuara qe ne disa aspekte jane te fjetura qe nga mesjeta. Koha atje ka levizur shume pak, ka qene shume e plogesht dhe koha nuk leviz nese nuk i ofrohet infrastrukture moderne, nese drejt tyre nuk ecet me te gjithe infrastrukturen e zonave te tjera turistike. “Ndaj eshte e domosdoshme qe shume shpejt, ne kuadrin e Komitetit Nderministror per Turizmin, te aprovohet paketa qe ne zonat malore, ku nuk ka investime, te perjashtohen per 7 a 8 vjet nga cdo lloj takse. Te mos harrojme se me potencialin e jashtezakonshem turistik qe kemi ne male, ne mund te dy-trefishojme numrin e turisteve qe kemi pasur vitin e kaluar dhe e shnderrojme Shqiperine ne nje vend turistik te cdo sezoni”, u shpreh kryeministri. Duke u shprehur se investitoret stepen te investojne ne zonat malore, pasi nuk shohin leverdi per biznesin, kreu i qeverise kerkoi hartimin e nje strategjie per nxitjen e zhvillimit ne keto zona, nga Cajupi ne Vermosh, te cilat te marra se bashku bejne tre here siperfaqen e ultesires bregdetare. “Ne duhet te kemi nje strategji te kthjellet, te qarte, nxitese. Strategji qe duhet te synoje se pari, ndertimin e infrastruktures drejt tyre. E verteta eshte se ne po ecim me infrastrukture drejt te gjitha zonave malore, nga Cajupi ne Vermosh. Fatmiresisht, sot jane ne ndertim e siper rruge qe do te garantojne ne nje hark kohor dyvjecar, aksesin e plote ne keto zona. Kjo eshte njera ane. Ana tjeter eshte te nxisim me te gjitha mundesite tona investimet vendase e te huaja ne keto zona”, vijoi Berisha. Sipas tij, nuk mundet qe Alpet e Shqiperise, me masivin e madh qe kane, pervec Thethit e Valbones, nuk kane as edhe nje ndertim turistik. Ndaj per kryeministrin, perpunimi me shpejtesi i ketij kuadri, nxitja dhe gjetja e stimujve per ata qe investojne ne keto zona, eshte jetike, percaktuese per zhvillimin e ekuilibruar te vendit. “Kudo ku une kam shkuar ne kete fushate, lexoja ne syte e qytetareve kete ide, kete projekt. Perse te mos e bejme, cfare mund te bejme me shume se kjo, per te ndare shqiptaret nga varferia, per te bere qe cdo pellembe toke e ketij vendi te kete vleren e vet. Kjo eshte e para”, vijoi kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise, ku u ndal gjate ne kete projekt per nxitjen e turizmit malor ne Shqiperi. 

Advertisements