Arkiv për Kategorinë ‘Raporte Turistike’

CNN: Shqipëria një nga vendet më të mira turistike

CNN e ka vënë Shqipërinë në listën e destinacioneve më të mira për të pushuar për vitin 2011, gjegjësisht në listën prej nëntë vendeve më të mira.

CNN ka raportuar se vënia e Shqipërisë në listën e 9 vendeve më të mira si destinacione turistike mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, por Shqipëria i ofron udhëtarëve një shije të Mesdheut pa turma dhe çmime të larta, citojnë mediat në Tiranë.

CNN ka vënë Gjirokastrën si destinacionin e veçantë. Qendra e Gjirokastrës është nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore. Qyteti përshkruhet me kalldrëmet e tij, me ndërtesa të vjetra, me shumë atmosferë dhe shumë histori.

Përshkruhen gjithashtu plazhet piktoreske, ushqimi i mirë dhe një numër i madh vendesh të trashëgimisë kulturore. Në listën e CNN-it, në krye të destinacioneve më të mira për të pushuar për vitin 2011 renditet New York, Zelanda e Re dhe Peruja. Shqipëria është e gjashta në këtë listë. /

Advertisements